Ronela Hajati ka lajmëruar sot me anë të Instagram-it se këtë javë do të dalë në transmetim projekti i saj më i ri me titull “Mos ik”.
Në një foto të sajën bardh e zi ku duket mrekullisht mirë, këngëtarja fton fansat e saj që të qëndrojnë në gadishmëri pasi kjo javë do të jetë “java e madhe”. Pas një kohe relativisht të gjatë mungese me projekte muzikore,Ronela vazhdon të ngelet shumë e dashur për publikun e gjerë dhe kjo duket pikërisht nga komentet shumë pozitive që ka marrë. Presim të shohim nëse ky projekt do jetë po kaq “Boom” sa ç’duket Ronela në foto. (A.D/Shuplaka)