Pas arrestimeve të kryetarit të Bashkisë së Lezhës së bashku me 11 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, si dhe goditjes së 7 grupeve të trafikantëve që dërgonin klandestinë në Evropë, SHBA e Kanada e, kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi një takim me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Mësohet nga burime të Fax News se takimi është zhvilluar në fundjavë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka zgjatur rreth një orë.
Bëhet me dije se takimi mes Markut dhe Vlahutin është përqëndruar tek diskutimi për ecurinë e Reformës në Drejtësi si dhe zbatimin e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur si procesi i vetingunt.
(E.L/Faxweb)