Prej dy ditësh vendi është përfshirë në reshje intensive bore dhe shiu, gë që ka shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin rrugor.
Nisur nga kjo situatë e krijuar, Policia Rrugore, ka marrë një sërë masash për lehtësimin e këtyre vështirësive.
Ajo ka paralajmëruar se nuk do të lejojë qarkullimin e mjeteve që nuk plotësojnë kushtet teknike për qarkullim si dhe atyre që paraqesin rrezikshmëri, duke patur parasysh edhe kushtet atmosferike, ose kushtet e rrugës. Më tej policia shprehet se duhet”të monitorohet trafiku i mjeteve dhe në çdo rast të vrojtohet e të ofrohet ndihma e nevojshme per mjetet në rrezik në akset rrugore, për të evituar çdo rrezik për njerëzit, përdoruesit e rrugës dhe banorët në afërsi të rrugës.”
Policia ka këshilluar qytetarët që për çdo problem të kontaktojë në numrin e Emergjencave Civile 112.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Policia Rrugore, masa për shkak të vështirësive të motit
Nisur nga shtimi i reshjeve të shiut dhe rënies së dëborës, si edhe situata metereologjike e pritshme në vijim në të gjithë vendin, me qëllim marrjen e masave dhe përmirësimin e problematikave të konstatuara gjatë menaxhimit të kësaj situate vitin e kaluar, Drejtoria e Policisë Rrugore tërheq vëmendjen dhe këshillon:
– shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile, Entin Pronar të rrugës, subjektet kontraktuese të mirëmbajtjes së rrugëve, të marrin masa të menjëherëshme në zbatim të legjislacionit rrugor, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve që nuk plotësojnë kushtet teknike për qarkullim si dhe atyre që paraqesin rrezikshmëri, duke patur parasysh edhe kushtet atmosferike, ose kushtet e rrugës;
– të monitorohet trafiku i mjeteve dhe në çdo rast të vrojtohet e të ofrohet ndihma e nevojshme per mjetet në rrezik në akset rrugore, për të evituar çdo rrezik për njerëzit, përdoruesit e rrugës dhe banorët në afërsi të rrugës;
Për çdo problem apo emergjencë të komunikohet me Drejtorinë e Policisë Rrugore, me Sallat Operative pranë Drejtorive Vendore të Policisë në numrin falas 112!
(B.B/ Faxweb.al)