Ka nisur protesta e banorëve të Astirit edhe mbrëmjen e sotme, të cilët prej 17 ditësh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në kuadër të ndërtimit të projektit të Unazës së Madhe.
Në mbështetje të banorëve janë dhe një përfqësi nga Alenaca për Mbrotjen e Teatrit, Robert Budina, Neritan Liçaj, Ervin Goci.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci u shpreh se kjo është një përballje fizike me shtetin.
Pedagogu Ervin Goci bëri thirrje që protestuesit të qëndrojnë të bashkuar dhe të luftojnë për të drejtën, sepse i vetmi armik sipas tij është kjo qeveri e korruptuar.
“Kjo është përballje fizike me shtetin. Ka një plan disavjeçar për të ndërtuar kulla. Tokën do ua marrin oligarkët. Nuk ka lidhje me protestën, këtu ka përballje fizike me shtetin. Nëse nuk e përballoni dot fizikisht do ta humbni.
Këta përmendin ligjin dhe na nxjerrin për shpellarë. Shteti ju ka braktisur. Ky është problemi që kanë. Ato po ju shkatërrojnë pronën që ju mos të bëni investime. Janë dy vendime të gjykatës së Strasburgut, ku njërëz që kanë ndërtuar pa leje kanë fituar gjyqin. Mos ngatërroni ligjin me të drejtën. Ligji ëshët diçka që e bëjnë 70 vetë atje në parlamemnt. E drejta është universale. Po ju lënë të flini me ankth, sepse ky shtet po ju vjedh. Ftoj të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe t’ju mbështëtsin, sepse i vetmi armik është kjo qeveri super e korruptuar. Duhet të kuptojnë që ato që harrojnë interesin publik siç është Teatri, një ditë do tu vij tek shtëpia.”-u shpreh Ervin Goci.
(M.Q/Faxweb)