Prej disa ditesh në pikën kufitare të Kakavijës në zonën neutrale vazhdojnë problemet me emigrantet.Për orë të tëra atyre ju duhet të presin pasi janë emigrantë që punojnë në kohë sezonale në shtetin fqinj Greqi dhe ju ka përfunduar afati 90 ditor.
Prej pasdites se djeshme dhe sot janë rreth 10 emigrantë të cilët presin të hyjnë në territorin shqiptar dhe 5 të tjerë kanë hyrë duke u akomoduar për vetkarantim në një hotel në Rrethin e Gjirokastër deri sa të mbushin afatin e 14 ditëve. Ata shprehen se e kanë tepër të vështirë për tu akomoduar në hotele pasi nuk kanë të ardhura për ti përballuar hotelin apo bazen ushqimore dhe se kjo nuk është një zgjidhje nga shteti shqiptar.
Ndërkohë në Kpashticë janë kthyer në shtetin grek të gjithë qytetarët rezident, pasi qendruan të bllokuar prej disa ditësh në tokën neutrale.
Burime për Fax Neës bëjnë të ditur se të gjithë qytetarët janë kthyer në Greqi, ndërsa janë persona të cilët qendrojnë në tokën neutrale në pritje të hyrjes në Shqipëri.
Personat që janë duke pritur janë rezidentë në Shqipëri, kryesisht nga fshatrat e Devollit. Nëse do të pranojnë të karantinohen në hotel do të lejohen të kalojjnë në të kudnërt do të vijojnë të qendrojnë aty të bllokuar.