Christian Eriksen mund të rikthehet në stërvitje muajin e ardhshëm.
Mesfushori i Interit do të kryejë disa teste mjekësore me një kardiolog danez i cili pritet të japë vendimin përfundimtar për karrierën e futbollistit.
Eriksen për momentin është në Milano dhe po relaksohet me familjen e tij duke pritur nëse mund të fillojë të luajë përsëri pas incidentit shokues që ndodhi në “Euro 2020”.
Danezi i ra të fikët në fund të pjesës së parë në ndeshjen e parë kundër Finlandës në “Parken Stadium” dhe i ishte bërë CPR-ja në fushë para se ai të dërgohet në spital.
Doktorët danez konfirmuar se Eriksen vuajti nga një arrest kardiak dhe i implatuan atij një defibrilator në zemër, që do të thotë se karriera e tij në Serie A do të përfundojë nëse ICD mbetet përgjithmonë.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se ai do të kthehet në Odense në pak ditë apo brenda muajit, ku ai do ta bëj një kontrolle të kardiologët danez të cilët e kanë dosjen e tij që nga qershori.
Mjekët danez janë në kontakte të vazhdueshme me stafin mjekësor të zikalërve dhe do të kenë një takim me ta muajin e ardhshëm që raportohet se është deciziv për të mësuar kur Eriksen do të kthehet në stërvitjet.
Gazeta thotë se ai do të fillojë stërvitjet individuale, me biçikletë, vrapime dhe të luajë futboll në një fushë sportive afër shtëpisë e tij.