04:07 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Procesi finalizohet për 5 vjet”, Milva Ekonomi komenton raportin e dëmeve nga tërmeti: 30 ekspertë ishin të huaj

17:21 | 06/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Procesi finalizohet për 5 vjet”, Milva Ekonomi komenton raportin e dëmeve nga tërmeti: 30 ekspertë ishin të huaj

Koordinatorja Kombëtare e raportit për dëmet e tërmetit, Milva Ekonomi shprehet se në nxjerrjen e këtij raporti kanë kontribuar 90 ekspertë nga të cilët 30 kanë qenë të huaj.

Ekonomi tha se qeveria është angazhuar për kthimin sa më parë të qytetarëve që u janë shembur shtëpitë nëpër banesa të reja, por shtoi mes të tjerash se i gjithë procesi është parashikuar të përfundojë pas 5 vitesh.

“Janë tre organizata partnere në fushën e zhvillimit që janë  BE, Banka Botërore dhe Agjensitë e Kombeve të Bashkuara që së bashku kanë hartuar një instrument që merret me matjen e dëmeve, dhe këtë kemi shfrytëzuar edhe ne, jo vetëm me ekspertë vendas por edhe ndërkombëtar. Në rastin e Shqipërisë që punuan për përgatitjen e raportit ishin 90 ekspertë nga të cilët 30 të huaj”, han ë fillim të intervistës Ekonomi.

Pjesë nga intervista për Fax News me gazetaren Eksiola Shehu:

Cila është puna që është bërë në terren nga këto grupe që studiuan situatën dhe nxjerrën përfundimet në raport?

Ekonomi: Puna nisi me përdorimin e disa instrumenteve që kemi bërë kohë më parë që është sistemi i adresave, faturat e energjisë elektrike dhe ortofotot dhe të treja këto sëbashku shërbyen për t’i identifikuar dëmet. Ne matëm godinën e ndërtuar, por duhej të shikonim edhe humbjet që kishte biznesi gjatë kësaj kohe. U krijua një anketë e re se sa humbje kishin familjet që u larguan nga banesat drejt tendave dhe hoteleve. Anketa tjetër ishte mbi nivelin e jetesës. Të gjitha këto anketa duhej të kontrolloheshin me informacione të përgjithshme, nga institucione të ndryshme të vendit që përfshihen në këto raste.

Pas përfundimit të këtyre anketave, ka një numër më të lartë biznesesh apo banesazh të dëmtuara dhe cili qark ka qenë më i prekur?

Ekonomi: Ekspertët që vinin nga jashtë kishin një eksperiencë shumë të gjatë, që në bazë të modeleve të tyre ne konstatuam edhe zonat më të dëmtuara që ishin të Thmanës dhe të Durrësit. Durrësi dhe Tirana ishin më të prekurit sa i takon vlerave.

Çfarë pret Shqipëria nga konferenca e donatorëve?

Ekonomi: Raporti u bë në një kohë rekord, Shqipëria punoi me shumë përgjegjësi, shkalla e përgjigjes ishte e mjaftueshme e kënaqshme për modelin. Kanë kohë rreth dy javë për ta konsultuar raportin. Ne shkojmë me një shifër që është dëmi dhe me një shifër që është rindërtimi. Duhet të kesh më shumë mundësi për të mbuluar procesin e rindërtimit për një periudhë 5-vjeçare sepse kaq është përllogaritur të zgjasë procesi i rindërtimit.  

Çfarë pjese do të mbulojë qeveria vetë?

Ekonomi: Qeveria është përpjekur me disa qëndrime. Banorët u shpërngulën në hotele dhe tenda. Ndihma tjetër ishte bonusi i qerave apo bursa për fëmijët e familjeve të prekura. U krijua menjëherë një ministri e dedikuar për rindërtimin. Janë krijuar 5 programe të strehimit. Qeveria po punon shumë fort për ta kthyer këtë fatkeqëesi në një shans më të mirë zhvillimi. Do marri angazhime edhe me rialokim të fondeve që mund të vijnë.

Në rast se donatorët nuk do të përmbushin vlerën që në fakt ka procesi i rindërtimit, a ka një paln “B” qeveria dhe nëse po cili është?

Ekonomi: Banorët që u dëmtuan nga tërmeti do të kthehen në kushte normale. Sistemi i ujërave të zeza, sistemi i strehimit, arsimimit, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji dhe kushte bazë janë plani që qeveria e ka përgjegjësi ta zbatojë.

Çfarë do të ndodhë pë rata që janë strehua në hotele?

Ekonomi: Ata do të largohen avash-avash pas një vëzhgimi mbi banesat e tyre, nëse banesat janë prishur do të fitojnë bonusin e qerasë për të gjetur një shtëpi. Kam informacione se bonuset e qerave janë duke u  marrë.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Mbledhin plaçkat dhe me fëmijët përfundojnë në rrugë, dëbohen nga hotelet e Shëngjinit banorët e prekur nga tërmeti shkatërrues

Para

U akuzua për shpifje dhe u mbajt nën vëzhgim, ndërron jetë doktori që paralajmëroi për koronavirusin

Para
U akuzua për shpifje dhe u mbajt nën vëzhgim, ndërron jetë doktori që paralajmëroi për koronavirusin

U akuzua për shpifje dhe u mbajt nën vëzhgim, ndërron jetë doktori që paralajmëroi për koronavirusin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.