00:24 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Profesionet ku gratë paguhen më shumë se burrat në Shqipëri (GRAFIKU)

10:12 | 07/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Profesionet ku gratë paguhen më shumë se burrat në Shqipëri (GRAFIKU)

Në Shqipëri gratë mesatarisht paguhen 6.3% më pak sesa burrat, por ka edhe disa sektorë, ku femrat rezultojnë më të paguara se meshkujt.

INSTAT ka publikuar tabelën e hendekut gjinor të pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas aktiviteteve ekonomike.

Sektori ku gratë kanë “ekskluzivitetin” e pagesës së mirë, në raport me meshkujt është ai i “artit, argëtimit dhe zbavitjes”, ku femrat paguhen gati 30% më shumë sesa meshkujt.

“Aktivitetet Administrative dhe Shërbimet mbështetëse” janë sektori i dytë ku femrat kanë prioritet në pagesa, me 13% më shumë se meshkujt.

Edhe në kompanitë energjetike, gratë janë më të paguara.

Ndërtimi, organizatat ndërkombëtare, shërbimi ushqimor, janë disa sektorë ku femrat paguhen po njësoj me meshkujt.

Nga 22 sektorë, që raporton INSTAT, vetëm në 8 prej tyre, gratë marrin paga më të larta.

Meshkujt janë më të mirëpaguar në sektorin e pasurive të patundshme, me 25% më shumë dhe në atë të industrisë përpunuese, me 23.3% diferencë.

Edhe doktorët meshkuj rezultojnë më të preferuar për sa i përket pagesës.

Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja, u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKB-së, më 2015 gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014.

Shifrat janë optimiste dhe tregojnë se gjithnjë e më shumë, femrat shqiptare po investojnë në rritjen e pavarësisë së tyre ekonomike.

Në sektorin publik, gratë përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në pozicione të tilla si specialiste ose punonjëse të zakonshme, të cilat paguhen shumë më pak në krahasim me pozicione si ligjvënës, zyrtarë të lartë dhe drejtorë, politikëbërës etj., të cilat mbahen më shpesh nga meshkujt. MonitoMoni/Monitor

Etiketa: burratgrateprofesionetpune
Pas

4 mënyra për të parandaluar goditjet në zemër

Para

A është vajza në FOTO e dashura e re e Noizyt? S’duket keq

Para
A është vajza në FOTO e dashura e re e Noizyt? S’duket keq

A është vajza në FOTO e dashura e re e Noizyt? S'duket keq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.