22:38 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen “184”, prokurorët zgjidhen në shtator

12:27 | 27/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen “184”,  prokurorët zgjidhen në shtator

Prokuroria e Dibrës është “dorëzuar” në përplasjen me atë të Krimeve të Rënda mbi kompetencat e hetimit të dosjes së nxehtë “184”.

Burime për Faxweb.al thonë se sot Prokuroria e Dibrës ka regjistruar dosjen “184” dhe në fillimshtatori do të hidhet shorti për prokurorët që do të marrin përsipër hetimin e një prej dosjeve më të përfolura në Shqipëri.

Pjesë e këtij shorti nuk do të jetë kryeprokurorja e Dibrës, Esmeralda Keshi Cami pasi ka konflikt interesi me personat nën hetim, konkretisht Arben Keshin i cili u kap në përgjimet e BILD ndërsa komunikonte me kryeministrin Rama pas përfundimit të votimit në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër.

Dosja e Dibrës u përcoll nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pa zhurmë në meskorrikun e këtij viti pasi prokurori i çështjes Klodian Braho shpalli moskompetencën duke ndryshuar dhe veprën penale nga grup të strukturuar kriminal në krim të dyshuar në fushatën zgjedhore.

Për disa javë Prokuroria e Dibrës mbajti letërkëmbime me këtë prokurori duke shpallur nga ana e saj moskompetencë, por në fund ndërhyri kryeprokurorja Arta Marku e cila detyroi prokurorinë e Dibrës të merrte përsipër çështjen, me argumentin ligjor se prokurori ka pavarësinë e plotë për të ndryshuar veprën penale në rast se konstaton elementë të tillë juridikë.

Kjo lëvizje e Markut dhe Prelës i interpretua nga opozita si një tentativë për ta varrosur çështjen e cila do të çonte para ligjit, ministra, ish-ministra, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit madje do të afektonte dhe vetë Kryeministrin Rama të cilësuar prej tyre si ideatori i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Dosja 184 prej 3 vitesh “fle” në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa Donika Prela drejtuesja e kësaj prokurorie dhe kryeprokurorja e Përgjithshme nisën lëvizjet pas publikimeve nga BILD të një sërë audiosh ku dëgjoheshin krerët më të lartë të shtetit shqiptar, drejtues policie dhe biznesmenë të lidhur me PS të angazhuar në fushatën zgjedhore për pushtetin vendor në Dibër në vitin 2016.

Pas

“Në shtator do të ketë protesta të mëdha dhe të fuqishme”, Basha flet për zgjidhjen e krizës

Para

Nevina Shtylla largohet nga ‘Procesi Sportiv’, shfaqet në shtrat me moderatorin e njohur

Para
Nevina Shtylla largohet nga ‘Procesi Sportiv’, shfaqet në shtrat me moderatorin e njohur

Nevina Shtylla largohet nga 'Procesi Sportiv', shfaqet në shtrat me moderatorin e njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.