Prokuroria e Elbasanit prej 20 muajsh po zvarrit hetimet për vdekjen e një punëtori gjatë një aksidenti në punë. Ende sot famijarët e tij nuk janë dëmshpërblyer, shkruan Top Channel.
Na institucionet çështja konsiderohet e lehtë për t’u zbardhur, pasi faktet janë reale, kjo akuzë po i zvarrit hetimet. Po kështu kompania që kishte punësuar të ndjerin ka filluar të joshë familjarët që të shpëtojnë nga ndjekja penale. Një vit më parë, “Fiks Fare” transmetoi ankesën e Sabri Tanushit, i cili akuzonte një firmë private që priste dru në malin e Zavalinës për vdekjen e djalit të tij, Qamilit. Ky i fundit ka lënë tre fëmijë jetimë, të cilët janë me “sy e vesh” nga drejtësia, për të filluar më pas procedurat e dëmshpërblimit. Por, deri më sot, ende nuk është vënë drejtësi për këtë ngjarje. (J.V/Shuplaka)