15:02 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet ndaj Arben Ahmetajt

11:22 | 27/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkelje me prokurimet, SPAK dërgon për gjykim 16 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë edhe për tre muaj të tjerë hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit 2023.

Vendimi i është komunikuar avokatit të Ahmetajt, duke shtyrë afatin e hetimeve deri në mars të vitit 2025. Ky muaj shënon afatin e fundit për Prokurorinë e Posaçme për të dorëzuar dosjen në GJKKO, e cila do të vendosë më pas nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.

I njëjti vendim është marrë edhe për familjarët e tij, përfshirë bashkëjetuesen dhe ish-bashkëshorten e ish-ministrit të Financave.

Arben Ahmetaj akuzohet për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”.

Në korrik të vitit 2023, Prokuroria lëshoi një urdhër arresti ndaj Ahmetajt dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar. Në mars të vitit 2024, akuzat i janë komunikuar përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër ka marrë vendime për të mundësuar lidhjen e kontratave koncesionare nga sipërmarrës të ndryshëm.

Ndaj tij është duke u zhvilluar edhe një hetim pasuror, dhe deri më tani janë vënë nën sekuestro dy vila, disa apartamente dhe disa llogari bankare.

Pas

Rrezikon të jetë pandemia e ardhshme/ Çfarë është gripi i shpendëve, cilat janë simptomat dhe si përhapet

Para

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Para
Hasani: Synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në 2027; Kosova, prioritet kombëtar

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti Izrael-Iran, ja çfarë ka ndodhur në ditët e fundit

Pamjet e fundit satelitore tregojnë dëmtime në bazën raketore iraniane dhe në aeroport

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.