01:35 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria kërkoi nisjen e hetimeve për ish-ministrin Peleshi, reagon Ministria e Bujqësisë

17:20 | 06/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peleshi nga Korça: Zgjedhjet do të jenë më të mirat në 27 vjet, nuk kemi ne faj nëse partitë brenda koalicionit s’kanë ofertë për zgjedhjet

Pak ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish-ministrin Niko Peleshi, lidhur me skandalin e futjes së pesticideve të ndaluar në vendin tonë, në kohën kur ai ishte në krye të Bujqësisë.

Kjo për faktin se prej disa ditësh është denoncuar rihedhja në treg e “Silikon Mix”, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është bërë më urdhër të paligjshëm nga ana e ish-ministrit Peleshi.

Për këtë ka reaguar sot në një deklaratë për mediat Drejtori i Përgjitshmëm i MBZHR, Arjan Jaupllari në lidhje me plehun EC fertilizer “Silikon mix”.

Sipas Jaupllarit “referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.”

Kështu që po sipas tij “nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fund  firmoset nga ministri.

Theksojme se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit.

Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut.”

Reagim i Drejtorit te Pergjithshem Arjan Jaupllari ne MBZHR në lidhje me plehun EC fertilizer “Silikon mix”

Reagimi i plotë

Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, të cilat kanë qarkulluar në disa media, MBZHR në funksion të informimit të publikut sqaron si më poshtë:

Duke u referuar dokumentacionit të venë në dispoizion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emrtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi.

Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.

Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike.

Në Bashkimin Evropian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”.

Silikon mix, apo formulime të tjera intelegjente qarkullojnë sot në Evropë, SHBA dhe në gjithë botën si plehra EC fertilizer, ku përqëndrimi i silicit shkon deri në 20%, kurse alternativa me emërtimin “silicon mix” ka në përbërjen e tij 2% silic.

Dua të sqaroj publikun se praktika, nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fiund  firmoset nga ministri.

Theksojme se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit.

Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut.

Siguria ushqimore është siguri kombëtare! Nëse deri para pak vitesh ky ishte një sllogan, ai u bë kryefjala e punës së ministrisë dhe vazhdon të jetë akoma me më shumë forcë.

Angazhimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Rama për garantimin e sigurisë ushqimore në vend është absolut.

Thënë kjo, i bëj thirrje të gjithë aktorëve të informimit të publikut në vend të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë alarme të pavërteta në publik.

Nga ana tjeter, MBZHR dhe AKU fton të gjithë mediat dhe qytetarët t’i bashkohen me forcë sfidës tonë të përbashkët për të garantuar siguri në ushqimet tona.

Më lejoni t’i bëj një thirrje të veçantë edhe profesionistëve të shëndetit, të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit, se nuk duhet të ndikohen nga askush dhe të jenë të pavarur në mendimet e tyre shkencore të bazuara në evidencë dhe përgjegjësi profesionale.

Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të përmbushur misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të konsumatorit shqiptar si dhe në mbrojtje të interesave të operatorëve të biznesit dhe fermerit shqiptar.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: arjan jaupllariniko peleshi
Pas

LSI feston 15-vjetorin e themelimit, Malaj: Lindëm si nevojë e domosdoshme për një zë të lirë

Para

Denoncimi me emra konkret: 5 mijë euro ose mbështetje politike, si manipulohen pranimet në Policinë e Shtetit

Para
“534 drejtues të Policisë së Shtetit ish-sigurimsa”, Autoriteti i Dosjeve: Nuk është paraqitur asnjë kërkesë!

Denoncimi me emra konkret: 5 mijë euro ose mbështetje politike, si manipulohen pranimet në Policinë e Shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.