Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatë dosjen hetimore për krimin e ndodhur në familje disa ditë më parë në Bathore, ku djali vrau babain dhe plagosi nënën.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Mirald Metallarin.
Sjellim Mirald Metallari vrau me armë zjarri babanë e tij, oficer policie dhe plagosi nënën pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas hetimeve, Metallari dhe babai i tij kanë qenë duke punuar për suvatimin e murit të avllisë para se të ndodhte ngjarja.
Ata janë konfliktuar pikërisht për suvatimin, deri sa Miraldi ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi babanë.
Myftari i kishte thënë të birit që nuk bënte dot punë dhe kaq ka mjaftuar që ky i fundit të jetë nxehur dhe ka qëlluar mbi të. Mbi të riun rëndojnë dy akzua, vrasje dhe plagosje. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post