Shtyhet sërish dhënia e pretencës për Marjana Cmetën, e cila akuzohet se rreth një vit më parë ka vrarë vjehrrën e saj.
Shkak për shtyrjen është bërë vetë organi i akuzës, duke mos patur gati konkluzionet në lidhje me atë çfarë do të kërkohet si vendim për të ashtëquajturën nusen që vrau vjehrrën.
Vrasja e Lirie Lamit ka ndodhur në Kamëz në 30 prill 2018. 21-vjeçarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.