Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vite burg per Suel Celan alias Marjus Lulaj.
Prokuroria i ka zbutur akuzën. Nga vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë, ai akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës
Ndërsa për Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin u kërkua 6 vite burg.
Bekteshi akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh. Xhaferri akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i qëndrimit.
Çelaj akuzohet për tentativë vrasje të efektivëve të policisë së Elbasanit, në incidentin e rëndë të ndodhur në tregun agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017.
Çela konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mjetin “Audi” që goditi policinë më 18 shtator, e ka drejtuar Suel Çela.
Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit duke u bërë lajmi kryesor në mediet shqiptare.