Aktivistët Aulon Bej Kalaja dhe të tjerë, ditën e sotme kanë realiozuar një shfaqje, ku imitojnë ambasadoren e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin.
“Ka ardhur momenti që të ndryshojmë opozitën, kemi vendosur të ndryshojmë opozitën aktuale dhe të shpallim një opozitë të rë sepse kjo opozita ta shpif. Ju duhet ta braktisni çadrën e Lulzim Bashës nëse doni një vilë si kjo e imja.”, shprehet aktivistja që imiton Vlahutinin, ndërsa aktivisti Kalaja e përkthen në shqip.
Më pas Vlahutinit sikur i vjen një telefonatë nga kryeministri Rama, ku ambasadorja i kërkon paratë për marrëveshjen, gjithmonë nëse arrihet marrëveshja me “personat përballë”.
“Ju do merrni 10 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, a nuk e kuptoni që ky është një shans i artë”, vazhdon më tej deklarata.
Më vonë ambasadores i vjen sërish një telefonatë, këtë radhë nga bashkëshorti i cili punon për Xhorxh Sorosin.
Kjo “parodi” nëse mund të quhet kështu e aktivistëve, vjen si reagim ndaj deklaratave të dy ditëve më parë të kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili gjatë një takimi me auditorin e Universitetit Europian të Tiranës, tha se diplomatë të huaj i kërkuan që të hynte në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë deputetë.
Sipas Dules një diplomat i rëndësishëm, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë. Kjo çështje siç duket i ka ngacmuar aktivistët të cilët besojnë se diplomatja e përmendur është pikërisht Romana Vlahutin, e cila njihet si një mbështetëse e qeverisë Rama. Sidomos pas skandalit të blerjes së një vile me shumën e 1.6 milionë eurove. (D.D/Shuplaka)