Në Kuvendin e Shqipërisë partia Socialiste ka depozituar draftin me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore në vend. Deputetja socialiste Ermonela Felaj tha se ligji i ri qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor.
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa u pyet nga gazetarët për këtë propozim, u shpreh se ligji është i zi, ashtu si e zonja që e ka hartuar atë.
“Shiko të zonjën që e ka propozuar dhe ligjin, e zezë është zonja , i zi është dhe ligji. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk është ligji i Kushtetutës, por i urrejtjes. Për sa i përket të drejtës sonë për ngritjen e komisioneve hetimore është antikushtetues dhe anti-parimore. Shiko autoren e projektligji dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.”, u shpreh Bardhi.