I pyetur nga gazetarët mbi këtë takim, ai u shpreh fillimisht se ishte rënë dakord për të mos folur për këtë takim. Rama zbuloi propozimin e një monitorimi “si asnjëherë më parë” siç u shpreh Kryeministri, të policisë, arsimit, burgjeve.
Ai tha se nuk është në planet e tij një tjetër takim me kryetarin e PD-së, por nëse ai e kërkon, kreu i Qeverisë do të shkojë.
“Sapo mbyllëm takimin me strukturat përfaqësuese. U bënë të qarta prioritetet në planin organizativ.
Kemi rënë dakord që mos flasim por mesa duket fjalët i ka marrë era e i ka sjellë deri tek ju. Unë kam propozuar një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturës së shtetit, të policisë, të arsimit. Kam propozuar zgjidhje për problemet objektive.
Më shumë se kaq nuk ka. Unë nuk dua të komentoj kundërshtarin që ishte në tavolinë për të biseduar. Ne nuk presim, do vazhdojmë punën. Jemi në angazhimin e plotë elektoral.
Kjo është oferta e fundit? Unë nuk kam takim tjetër. Jam i gatshëm nëse duan tjetër. Nuk e shtruam për diskutim datën e zgjedhjeve. Zëra ka gjithmonë për gjithçka, nëse doni zërin tim.
Nuk i trembemi. Jemi brenda filozofisë sonë për të bërë shtet. Jemi të gatshëm t’i lejojmë PD-së një hapësirë nëse do të regjistrohet. Ne do të bëjmë punën tonë, jemi absolutisht në krye të detyrës.”, tha Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)