Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia me anë të një statusi në Facebook ka akuzuar Policinë e Shkodres se po tenton të arrestojë dhe kërcënon pjesëmarresit në protestën e djeshme të të rinjve shkodranë kundër Edvin Ramës. Më tej ai shkruan se “shpirtin e lirë, fjalën e lirë të shkodranëve nuk e ka mposhtë dot as diktatura më e egër në botë ajo e baballareve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundët”
Postimi i plotë
Te dashur miq!
Policia e Shkodres tenton te arrestoje dhe kercenon pjesemarresit ne protesten e djeshme te te rinjve shkodrane kunder Edvin Rames. I bej thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut qe ka humbur bashke me Sajmirin dhe drejtuesve te policise te Shkodres, te ndalojne urgjentisht keto provokime te ulta ndaj Shkodres dhe qytetareve te saj. Ne nje kohe kur besimi dhe perceptimi qytetar ndaj policise dhe shtetit ne teresi eshte poshte zeros do te ishte me mire qe policia te fokusohej tek lufta ndaj krimit, krimit te organizuar, droges dhe trafiqeve te ndryshme qe per fat te keq ne shume prej rasteve drejtohen dhe kontrollohen pikerisht nga drejtues te larte te policise. Do ishte me mire qe policia te merrej me gjetjen dhe kapjen e atyre oficereve te larte te policise te implikuar direkt ne kultivimin dhe trafikun e droges por edhe shume te tjereve qe kane lidhje me krimin e organizuar. I bej thirrje drejtuesve te policise Shkoder dhe gjithe struktures se policise, te rrijne larg provokimeve dhe kercenimeve politike. Shpirtin e lire, fjalen e lire te shkodraneve nuk e ka mposhte dot as diktatura me e eger ne bote ajo e baballareve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundet”. Kercenimet dhe tentativat e policise per te intimiduar protestuesit e djeshem nuk trembin askend perkundrazi ato do te marrin reagimin adeguat te qytetareve shkodrane te cileve po ju mbaron durimi.
Hiqni dore nga provokimet sepse do te konsiderohen te pa tolerueshme, pasojat mund te jene shume te renda dhe pergjegjesia do jete komplet e juaja.(M.Q/Faxweb)