Anëtari i kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli ishte i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” në Fax News për të folur mbi protestën masive të 16 shkurtit që do të zhvillojë opozita.
Kadilli u shpreh se populli po kërkon një zgjidhje politike dhe opozita do ti parashtrojë ato për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet vendi.
“Prozhektorët janë zhvendsur tek aksioni politik i opozitës. Vjeshta ka qenë baraz me protesta deri diku xhenuine. Qeveria nuk jep asnjë shpresë qytetarëve të tyre ua ka hequr shpresën.
Sot jemi në një ritëm, kemi ardhur në pikën kur protesta ndihet. Dhe opozita mbetet eksponenti i vetëm politik ku arrin ta kanalizojë revoltën e qytetarëve duke i dhënë zgjidhje. Nëpër qytete kishte një energji dhe ndjenin nevojën pr t’iu bashkuar protestës së opozitës.
Kemi një qeveri që zëmëron në mënyrë të përditshme qytetarin. Në këtë rast u afrohemi ngjarjeve të dikurshme ku qeveria nuk e di se çfarë ndodh me popullin. PD përpiqej të ishte në mënyrë sistematike në kontakt me qytetarin.
Opozita nxit, kujdeset, mbështet madje dhe udhëheq revoltën dhe kjo është ajo se çfarë ne do të bëjmë. Kjo do të jetë një protestë popullore dhe jo politike, do të vijë populli dhe do të shprehë dufin. Por ajo që është e rëndësishme është që ne duhet të propozojmë idetë tona, për ndryshimin e kësaj situate.
Nuk mjafton revolta ne do ta udhëheqim, qytetarët presin jo vvetëm momentin akut por presin qëndrimin tonë politik.”- u shpreh Kadilli.
(M.Q/Faxweb.al_
Nuk është revoltë popullore, por revoltë e PD-ke dhe LSI-së që duan ta marin pushtetin me dhunë. Por kjo nuk do të ndodhë, pasi që populli ju njeh shumë mirë se kush jeni ju, sepse ju kishim në qeveri, dhe shkatëruat vendin. Duam Shqipëri moderne në BE ku sundon ligji, dhe Shqipëria është në atë rrugë!