Faxweb.al mëson detaje nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha ka dhënë dhe porositë e tij për protestën Kombëtare që do të mbahet në datën 13 Prill, duke nisur nga ora 18:00.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, burime bëjnë me dije se Basha ka kërkuar një pjesëmarrje sa më të madhe për protestën, duke thënë se mbështetja e qytetarëve do të duhet të përkthehet në vota.
“Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta patur pjesemarrjen edhe më të madhe se në dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situaten në favor, ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka nje rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.
Duhet ta perkthejme sa me shoejt në vote këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e larte ne proteste ka nje rëndësi të jashtezakonshme. Kerkesa jone mbetet e pandryshueshm, largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim qe ne jemi shumice dhe duhet ta tregojmë këtë”, mësohet të jetë shprehur Basha.
(E.K/FAXWEB.AL)