Teksa na ndajnë edhe dy ditë nga protesta e opozitës, kryedemokrati Basha ka publikuar në llogarinë e tij Facebook, një foto ku tregohet numërimi mbrapsht i ditëve që na ndajnë nga protesta e opozitës.
Në këtë protestë opozita do të kërkojë sërish garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe krijimin e një qeveri teknike.
Në protestat e mëparshme opozita ka kërkuar edhe zgjedhje të parakohshme duke ia bërë të qartë mazhorancës se nuk do ketë dialog pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për rikthimin e tyre në Kuvend.
Lulzim Basha gjatë protestave të fundit ka përsëritur gjithmonë fjalën“Tik- Tak”që sipas tij nënkupton se ora për rrëzimin e qeverisë po afron.
Kujtojmë që protestat e opozitës nisën para një muaji, në 16 shkurt para Kryeministrisë, ku paralel me protestën e opozitës kryeministri Rama zhvilloi një miting në qytetin e Vlorës në kuadrin ”Bashkia që duam”.
Në protestën e 16 shkurtit pati përplasje mes policisë dhe protetuesëve të revoltuar të cilët çanë kordonin policor duke tentuar të futeshin brenda në Kryeministri, protestuesit arritën ta kapërcenin policinë ku edhe arritën të shkatërronin edhe instalacionin e kërpurdhës pranë kryëministrisë. Në kudërpërgjigje policia hodhi në drejtim të protestuesëve gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.
Pas 5 orëve protestë kryedemokrati Basha deklaroi se protestuesit fituan kundrejt qeverisë dhe shtoi më tej se protestat do të vijonin sa herë që mazhoranca do të kishte seancë plenare.
Opozita pas kësaj proteste mori një vendim të drastik, atë të djegies së mandateve, ku shumica ranë dakort të firmosnin formularin e dorëzimit të mandatit. Ndërsa tre deputetët, Rudina Hajdari, Lefter Koka dhe Myslim Murrizi dolën kundër këtij vendimi të përpashkët të opozitës. Duke e argumentuar se nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës.
Protesta e radhës do të mbahet para Parlamentit, ku opozita do të kërkojë largimin e Kryeministrit Rama.
(B.K/ FAXWEB.AL)
Discussion about this post