Themeluesi i kompanisë Huawei, Ren Zhengfei është shprehur se fushatat e qeverisë ameriane kundër kompanisë teknologjike rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Amerikës.
“Nëse kjo administratë amerikane gjithmonë trajton vende, kompani apo individë të tjerë në një mënyrë të egër, atëherë askush nuk guxon të investojë në Shtetet e Bashkuara”,tha Ren në një intervistë të mërkurën me CNN në selinë qendrore të Huaëei në qytetin e Shenzhen.
Qeveria e SHBA ka rritur përpjekjet e saj në muajt e fundit për të bindur aleatët që të bllokojnë përdorimin e pajisjeve të telekomunikacionit të Huaëei në rrjetet pa tel 5G, duke pretenduar se qeveria kineze mund ta përdorë atë për spiunazh. Huaëei ka mohuar se ndonjë prej produkteve të saj përbën një rrezik sigurie dhe i ka bërë thirrje administratës së Trump të ofrojë dëshmi për të mbështetur pretendimet e saj.