Pak para protestës së sotme të opozitës, ka reaguar Ambasada Italiane, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin protestën dhe vendet ku do të mbahet demostrata.
Duke përcaktuar vendet ku do të zhvillohet kjo demostraë , Ambasada Italiane rithekson që qytetarët të kenë kujdes.
“E shtunë, më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 19.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të bëni kujdes maksimal. Protesta mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet”, shkruan Ambasada Italiane.