Partia e Lirisë ka ftuar simpatizantët e saj t’i bashkohen protestës para godinës së kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ka qenë sekretari i përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ka shkruar në “Facebook”, duke zbuluar dhe orën e tubimit masiv.
“Të gjithë bashkë për një Shqipëri si gjithë Europa, kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik, që vetëm vjedh pa pushim çdo familje shqiptare dhe po shpopullon vendin nga të rinjtë! Nesër, ora 12:00, bashkohu edhe ti për një Shqipëri europiane që u përket të rinjve”, shkruan ai.