Artisti nga Kosova, që në rrjetin social Facebook njihet me emrin I Am I, ka bërë një protestë simbolike sot për Ditën e Grave 8 marsin para monumentit “Heroinat”
Artisti ka numëruar 8 ofendimet e politikanëve meshkuj ndaj femrave gjatë viteve.
Këto janë ofendimet që i ka përmendur ai:
“Janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”

“Oj zojë mos bërtit, mos klith”
(Sabri Hamiti – Albulena Haxhiut)

“Ma hanksh…”
(Kadri Veseli – Albulena Haxhiut)

“Çka po bërtet si grue e keqe”
(Kadri Veseli – Fisnik Ismajlit)

“Prostitutë politike”
(Hajdar Beqa – Mimoza Kusari-Lilas)

“Sonte në Rubikon është duke folur lopa “transparente”
(Sami Kurteshi – Dhurata Hoxhës)

“A e përdor me gojë shumë a”
(Kadri Veseli – Drita Millakut)

“Je pak si femër”
(Dardan Molliqaj – Haki Abazit)

Discussion about this post