Po zhvillohet para bashkisë së Tiranës protesta e thirrur nga Rithemelimi dhe Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit. Protesta e ditës së sotme, e katërta pritet të zgjasë deri në orën 20:00.
Ndërkohë protestuesit e mbledhur para bashkisë kanë qëlluar me vezë, mollë dhe molotvë në drejtim të godinës së institucionit duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.
Dera kryesore e bashkisë është “blinduar”, duke u vendosur disa përforcues, nëse protestuesit tentojnë që të hyjnë brenda.