Tensionet në protestën para bashkisë së Tiranës janë përshkallëzuar nga qytetarët. Protestuesit kanë hedhur disa herë bomba me molotov drejt godinës së insitucionit.
Ndërkohë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë po tentojnë të hyjnë në godinë. Dorian Teliti dhe Tedi Blushi janë vendosur para kordonit policor.
“Kanë bunkerizuar bashkinë dhe i kanë vendosur zinxhirë derës. Drejtori i Policisë na jep arsyen përse nuk po na lini të hyjmë në godinë e të kryejmë detyrën”, tha Teliti.