Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar protesta kundër Edi Ramës por nuk dha një datë të caktuar, pasi ende janë duke u konsultuar.
Por Berisha tha se e gjithë Shqipëria do të zbarkojë pasi nuk ia falin Ramës, skandalin me ish agjentin e FBI.
Sali Berisha: Sot e kërkoj me insistimin më të madh. Do njoftohet data e protestës e do organizohet protesta më e fuqishme.
Sot nuk kam datë por Shiperia, Tirana do derdhet e tëra në protestë e Shqipëria do zbarkojë e tëra në Tiranë.
S’ka shqiptarë që mund të pranojë një kryeministër si ky që i korrupton vendit partner një nga 2-3 njerëzit kryesor të sigurisë së tyre.
Kryeministër që paguan e përdor si lidhje për të dhënë goditje të rëndë opozitës.
Shqiptarët jam i bindur që nuk do ia falin kurrë Ramës.