Të ndodhur në një kohë kur ngërçi politik vijon duke mos pasur një marrëveshje mes palëve pozitë-opozitë në këtë prag zgjedhjesh, si dhe deklaratat e fundit për krijimin e mundshëm të një partie politike nga Rudina Hajdari , i ftuar në studion e Fax News Eduart Ndocaj sekretar i përgjithshëm i Aleancës Demokristiane ka folur në lidhje me këto çështje, si dhe po ashtu edhe për praninë e demokristianëve në zgjedhje e kandidimin e tij për kryetar Bashkie të Lezhës.
Ndocaj shprehet se situata politike në vend është me të vërtet kritike dhe se Shqipëria është duke shkuar drejtë të ashtuquajturave diktatura moderne politike.
“Situata politike në vend është shum kritike dhe kjo për faktin se Shqipëria është duke shkuar drejtë të ashtuquajturave diktatura moderne politike siç është Venezuela… Sepse opozita ka zgjedhur rrugën, nuk po them se jam kundër protestave por që po them që një opozit serioze do ta kishte rërruar mbi 10 herë deri tani. Opozita ka zgjedhur rrugën sepse në Parlament nuk ka patur forcën e duhur për ta rrëzuar qeverinë.”-thotë ai.
Sipas Ndocaj “ardhja e deputetëve të rinj në parlament është një gjë e mirë e cila duhet të kishte ndodhur më herët, dhe se duhet të kemi një ndryshim të figurave politike rrënjësisht me personazhe të rinj, alternativa të reja”. Ndërsa në lidhje me figurat politike si Basha e Kryemadhi, ai shprehet se “nuk mund të rrëzojmë Ramën sot që të vëmë ata që ishin dje sepse nje gjë e tillë s’ka kuptim.” Ai shton se tashmë është koha që Basha të largohet nga politika dhe të jap llogari para drejtësisë për krimet e tij. Ndërsa përsa i përket fjalëve për krijimin e një partie të re nga Rudina Hajdari ai thotë se nuk e sheh si alternativë krijimin e një partie të re me xhaketa të vjetra.
“Ardhja e këtyre deputetëve në parlament unë besojë se është një gjë e mirë, sepse në qoftë se në krye të listave kemi patur kriminel të korruptuarit, këta janë ata persona të vendosur në fund të listave, njerëz të ndershëm për të mbledhur votat për partinë. Tani që ju ka ardhur radha është një gjë e mirë kjo që po ndodh, sepse kanë dalë jashtë parlamentit një grup deputetësh të cilët me të vërtetë kanë akuzat më monstruoze, në gjithë këto vite duke filluar nga Basha, Kryemadhi, ish deputet e ish ministra.
Në lidhje me krijimin e një partie të re, ne kemi 64 parti, në mos gabohem që konkurojnë në zgjedhje sa herë që kryhen votimet për parlament. Unë nuk e shohë si një alternativë krijimin e një partie të re nga xhaketa të vjetra, sepse Patozin e dimë që e kemi tani e sa vite në politik. Unë mendoj se duhet të ndërrohet klasa politike. Dhe në këtë situatë një grup partish të vogla të bashkohen në një duke paraqitur alternative të ndryshme shqiptarëve…
Më të riun sot në politik kemi Bashën, por ai është i dështuar në çdo aspekt.. Si ministër, si kryetar bashkie, ka humb dy palë zgjedhje dhe s’duhet të jetë më kryetar i një opozite. Ai tani duhet të dali përpara drejtësisë dhe të jap llogari për shumë gjëra për të cilat është i akuzuar si shitja e detit, “Rruga e Kombit”, vrasjen e 21 janarit… Ne kemi sot një opozitë që nuk është fare një opozitë. Opozita e vërtetë janë shqiptarët të cilët duhet të ngrihen sot dhe të marrin fatet e tyre në dorë, pa praninë e shoqërisë civile dhe që duhet të kenë një lider që t’i mbështesi, por jo të njëjtit persona. Tashmë nuk mund të rrëzojmë Ramën që të vëmë Bashën dhe Kryemadhin që ne i kishim në qeveri. Kjo është e pa kuptimtë.”
Sipas Ndocaj qytetarët duhet të marrin vetë fatet e tyre në dorë, kundrejtë kësaj qeverie të korruptuar, sikurse shprehet ai, pasi që “opozita e sotme është një fasadë më tepër sesa një alternativë.” Sekretari i Përgjithshëm i aleancës së demokristianëve shprehet se protestat e opozitës kishin më tepër vlerë para krijimit të çadrës sesa sot që janë thjesht të rëndomta.
“Qytetarët duhet të marrin fatet e tyre, por jo përmes këtyre forcave politike që kanë 28 vite që na kanë drejtuar në këtë mënyrë dhe që ja ku kemi mëbërritur sot që skemi asnjë lloj shprese. Opozita nuk ekziston, sepse një opozitë e tillë është fasadë vetëm për të dalë në televizor.
Qeveria aktuale është një nga qeveritë më të korruptuara që ka njohur shoqëria shqiptare dhe se nëse do e kishte me të vërtetë opozita, e kam bindjen se se ka seriozisht, por vetëm për t’iua bërë me dije shqiptarëve, do e kishte rrëzuar këtë qeveri me mbi 10 herë. Protestat e opozitës janë vërtet të dobëta të rëndomta. Protestat e opozitës kishin vlerë para çadrës tashmë nuk kanë më vlerë.
Që kur tradhëtoi të djathtën me çadrën, Basha nuk është më lider i të djathtës. Situata është duke shkuar drejtë një marrëveshje personale. Vendimi për heqjen dorë nga mandatet është një nga vendimet më të dëshpëruara që ka marrë Basha.”
Në lidhje me opozitën e sotme në parlament, sipas Ndocaj arsyeja pse ajo është më mirë sesa opozita e djeshme është pasi ajo është më afër qytetarëve, ndërsa ai shton se duhet t’i jepet më tepër kohë për të treguar se çfarë dinë të bëjnë pasi që 30 ditë nuk janë të mjaftueshme.
“Opozita e sotme e pranishme në parlament është 100 herë më mirë sesa ajo dje. Ne duhet t’ju japim kohën e duhur që ta tregojnë këtë sepse ata janë të pranishëm në parlament prej 30 ditësh.
Nëse më parë palët flisnin për akuza ndaj njëri tjetrit, sot deputetët po flasim për një kod zgjedhor, për hallet në zonat e tyre. Deputetët e sotëm janë më pranë qytetarëve të zonave të tyre. Kodi zgjedhor i sotëm është një ndër kodet më antizgjedhorë që ka patur Shqipëria.”
Ai shprehte se Partia Demokristiane do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme duke i cilësuar këto zgjedhje si një e drejtë kushtetuese e të gjithë shqiptarëve. Ndërsa kandidatin kundërshtar Pjer Ndreu e cilëson si një “riciklim të politikës shqiptare”, i cili sipas tij nuk i ka sjellë asgjë pozitive Lezhës për aq kohë sa ka qenë deputet.
“Ne patjetër do të hyjmë në zgjedhje, do të kandidojmë në çdo qytet të Shqipërisë. Aleanca Demokristiane është rregjistruar në KQZ. Unë do të kandidoj në Bashkinë e Lezhës me Ndreun përballë.
Do të marrim pjesë në zgjedhje sepse shqiptarët duhet të votojnë është e drejta e tyre kushtetuese.
Bashkia e Lezhës është shumë e pasur, ka resurse të sajat prandaj e kërkojnë partitë. Sa i përket kandidimit të Ndreut, ai të shkoj të kandidoi në Pukë sepse ajo është qyteti i tij, jo Lezha. Por atje nuk do me e pa njeri me sy. Pjer Ndreu është një riciklim i politikës shqiptare. Gjatë gjithë kësaj kohe që ka qenë deputet pse s’ ka sjellë ky person asnjë investim për Bashkinë e Lezhës. Nuk qenka i zoti ky person t’i kërkojë qeverisë fonde.”
Në lidhje me deklaratat e Bashës për bllokimin e procesit zgjedhor ditën e zgjedhjeve në 30 qershor, Ndrecaj shprehet se:
“Ajo është mënyra e tyre se si do të veprojnë. Kjo është një parti e kthyer në ndërmarrje. Ata kanë patur mundësinë të ndryshojnë kodin zgjedhor, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Njerëzit janë lodhur tashmë, personat që marrin pjesë në protesta nuk janë populli janë militant të paguar nga partia. Bashkia e Lezhës ka 1300 persona të punësuar të cilët kërcënohen se nëse nuk marrin pjesë në protestë u hiqet vendi i punës.“