Teksa ka nisur protesta e opozitës përpara kryeministrisë, ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka dhënë indicie se qëndresa do të vijojë për disa ditë, duke konfirmuar zërat se mund të ketë vendosje të çadrave në disa prej institucioneve kryesore në vend.
“Protestuesit do të rrinë këtu, sot nesër pasnesër, derisa të ikë, kemi marrë masat të mbrohemi ndaj gazit, ujit dhe gjithçkaje tjetër”, u shpreh Baçi në mikrofonin e Fax News.
urime të Faxweb.al bëjnë me dije se brenda PD-së ka skenarë për ngritjen e tre çadrave pranë kryeministrisë, pranë Ministrisë së Brendshme dhe pranë Kuvendit, po ende mbetet e pakonfirmuar një masë e tillë radikale.
Nga burime policore mësohet se janë angazhuar rreth 1600 efektivë që do të jenë në terren, ndërsa leja për tubimin përfundon në orën 23 e 59 minuta.
Si në të gjitha protestat e mbajtura pas djegies së mandateve, në radhët e Policisë ka pasur informacione se mund të ketë skenar për dhunë, por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga selia blu.
Ende nuk dihet nëse do të ketë fjalime nga ana e përfaqësuesve të opozitës, ndërsa derimë tani janë publikuar dhe disa nga simbolet e protestës siç janë çadrat me mbishkrimin ‘’Rama ik”.
Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për shmangjen e elementëve të dhunës, pavarësisht se kanë nënvizuar se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese e qytetarëve shqiptarë. Para protestës ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë në shifrat e 200 mijë personave në shesh.
Ndërkohë që mister derimë tani mbetet dhe vendodhja e kryeministrit Edi Rama, i cili ka anuluar në minutat e fundit një fluturim drejt Katarit.
Protestës që do mbahet në Shqipëri, po i paraprin dhe një tubim me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve në Serbi, të cilët kërkojnë largimin e presidentit Vuçiç.
Kujtojmë se kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë. Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.
Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional, pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.
E megjithatë derimë tani nuk ka asnjë hap pas nga mazhoranca socialiste, ndërsa Rama është shprehur se do të mbajë mandatin deri në vitin 2021.
(E.K/FAXWEB.AL)