Një tjetër protestë po zhvillohet në kryeqytet.
Janë banorët tek rruga ‘Ali Jegeni’ që protestojnë kundër zgjerimit të rrugës, pasi sipas tyre kjo do të sjellë prishjen e mbi 30 banesave.
Banorët ankohen se banesat po prishen pa të drejtë.
Ata thonë se projekti zyrtar që është prezantuar në fillim ka ndryshuar.
Fax News raporton se banorët pretendojnë për abuzime me projektin e rrugës.
(F.G/Faxweb)