06:48 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Pse përplasja me LSI-në e ndihmon PD-në

15:45 | 20/12/2016
në Te Gjitha
0
Pse përplasja me LSI-në e ndihmon PD-në

Nga Alfred Lela*

Një arsye e parë se pse PD-në e ndihmon gjuha e përndezur me ish-aleatin e vet për katër vite qeverisjeje, është pikërisht fushata elektorale në prag. Është më e lehtë të sulmosh targetin më të madh që janë Rama me të tijtë, por në koalicion është edhe Lëvizja e Metës. Komunikimit politik të demokratëve, mosangazhimi polemist me LSI ia zhvlerëson akuzat kundër mazhorancës. Përveç një ‘marshi lufte’ që rezonon me bazën demokrate, përplasja me LSI u lëshon një tingull miqësor edhe veshëve të të paangazhuarve, elektoratit gri apo të pavendosurve. Nuk duhen harruar as aleatët e mundshëm ndër partitë e reja, të cilët shohin t’u rrallohet ajri politik pikërisht prej partisë së Metës.

Së dyti, Partia Demokratike, dhe sidomos shefi i ri i saj, Basha, duhet të dalin nga hija e dyzimit të madh që përshkon perceptimin publik, sipas të cilit demokratët nuk bëjnë dot pa LSI dhe e mbajnë gjithmonë një vesh dhe një sy nga plasaritjet e mundshme të ‘martesës me mblesëri’ Rama-Meta. Bashës i duhet të japë shenja të së kundërtës. Ta bëjë këtë me forcë dhe pa ndërprerje, deri në ditën e heshtjes zgjedhore. Më pas, kur rezultati të shfaqet, sasia dhe cilësia e tij lejon dhe dikton lëvizje politike që e tejkalojnë gjuhën e fushatës elektorale.

Një ndihmë e tretë që i jep kjo përplasje demokratëve, është parehatia që shkakton në koalicionin qeverisës aktual një thellim i konfliktualitetit mes Bashës e Metës. PDIU nuk shihet me sy të mirë nga LSI dhe çdo kurs përplasjeje i Bashës me Metën e shton trysninë në kampin e zmadhuar qeverisës. E gjitha kjo reflektohet në bazë me përçarje politike, përplasje militantësh, xhelozi krerësh lokalë dhe pengim të mesazhit elektoral të përbashkët.

Së katërti, ashpërsimi i gjuhës dhe i tonit me LSI, i jep mundësi Bashës dhe demokratëve të sillen si ata që janë: partia më e madhe. PD është tashmë një parti historike dhe, bashkë me numrin e mbështetësve, duhet ta shfaqë peshën dhe autoritetin e këtij kapitali. Sidomos në raport me LSI e cila, siç e shpreh edhe emri, është lëvizje më shumë se parti klasike. PD nuk mund t’ia lejojë vetes të tërhiqet në ngushticat e nevojave që ka Meta për luftë të brendshme në koalicion, duke i bërë demokratët të shpresojnë më shumë dhe të ngazëllehen më herët dhe më shpesh se ua lejon pragmatizmi i luftës politike. Por edhe imazhi publik.

Po i afrohet fundit viti i katërt i koalicionit me PS, dhe LSI ka qenë gjithnjë në rresht dhe në kor me aleatin e madh. Çdo disidencë ka qenë veç një gënjim apo një koniunkturë politike. LSI e ka shkelur disa herë syrin e flirtit drejt PD, dhe ja ku është 3 vjet e gjysmë më vonë: symbyllurazi drejt mbylljes së një mandati qeverisës.

Shpresa më e mirë e PD është të mos ketë asnjë shpresë te LSI.

*Shkruar për gazetën ”Mapo”

Etiketa: alfred lelaluftaps. ps. lsi
Pas

Dashamir Tahiri, surpriza e Prokurorisë. Si e mashtroi kamerieri me paratë (HETIMI)

Para

Kështu u vra ambasadori rus, shikoni lëvizjet e vrasësit (VIDEO)

Para
Kështu u vra ambasadori rus, shikoni lëvizjet e vrasësit (VIDEO)

Kështu u vra ambasadori rus, shikoni lëvizjet e vrasësit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.