Paris Saint-Germain është kthyer te fitorja mbrëmjen e sotme pas dy rezultateve zhgënjyese të marra në dy ndeshjet e mëparshme: një barazim 4-4 në Ligue kundër Amiens dhe një humbje 2-1 në 1/8-at e Champions League kundër Borussia Dortmund.
Skuadra e Tuchel ka marrë tri pikët mbrëmjen e sotme pasi ka mundur 4-3 në shtëpi skuadrën e Bordeaux. Siç e tregon edhe rezultati, nuka ka qenë një fitore e lehtë për vendasit.
Miqtë, në fakt, kanë shënuar të parët me Hwang (18′). Më pas ka ardhur përmbysja e kampionëve në fuqi të Francës. Cavani (25′) ka barazuar dhe ka shënuar golin e tij të 200-të në të gjitha ndeshjet e luajtura me PSG-në.
Marquinhos (45+1′) ka realizuar të dytin, por një gafë e portieri Rico i ka dhënë mundësinë Bordeaux të barazojnë me Pablo-n.
Ndeshja u duk se u mbyll me dy golat e Marquinho-s (63′) dhe Mbappe (69′) në pjesën e dytë, por miqtë e kanë rihapur me një predhë të Pardo-s (83′).
PSG ka shënuar të pestin me Icardi-n, por VAR e ka anuluar për një pozicion jashtë fushë. Takimi është mbyllur me një lajm të keq për vendasit, që kanë parë Neyma-in të ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyje shumë të ashpër në minutën e 93-të.