21:37 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Publikohen pagat e reja për mjekët, policët, pastruesit, për çfarë dhe sa do të paguhen

08:06 | 22/03/2017
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protestojnë mjekët e Shkodrës: Gabimet mjekësore nuk janë vepër penale

Vendimet e qeverisë lidhur me ndryshimin e pagave janë publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare. Bëhet fjalë për ndryshimin e pagave për punonjësit buxhetorë të sektorëve të shëndetësisë, policisë dhe jo vetëm.

Veç kësaj, janë pasqyruar edhe shpërblimet për rastet e veçanta, të tilla si: shërbime specifike, diploma specializimi të caktuara.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohet se:

  • për shërbimin e rojës 24-orësh pa ndërprerje mjeku rojë i parë merr 6.000 lekë shpërblim, mjeku i dytë 5.600 lekë, për një ditë të zakonshme, 7.000 dhe 6.400
  • për ditët e shtuna dhe 8.000 dhe 7.600 përkatësisht për të dielat e festat.
  • për natyrë të veçantë pune, mjekët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale, mjekët neonatë, përfitojnë në masën 18.000 lekë në muaj;
  • infermierët dhe laborantët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës dhe në njësinë e aksidenteve cerebrale përfitojnë një shtesë 12.000 lekë në muaj
  • për konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera, përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në page: mjekët e institucioneve spitalore universitare 10.000 lekë; mjekët e spitaleve rajonale 5.000 lekë

Pagat e reja, shpërblimet dhe shtesat për natyrë të veçantë pune janë përcaktuar edhe për punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit.

  • Kursantët që pranohen në Kolegjin e Policisë, në Akademinë e Sigurisë, gjatë periudhës së shkollimit përfitojnë trajtim me pagesë në masën 8.000 lekë në muaj
  • Për periudhat e shkollimit/trajnimit që zgjasin më shumë se gjashtë muaj, gjatë periudhës së shkollimit/trajnimit duke filluar nga muaji i shtatë e në vazhdim, punonjësit i ndërpritet paga dhe i jepet një kompensim, në varësi të pjesëtarëve të familjes që ka në ngarkim: punonjësi pa ose me një pjesëtar të familjes në ngarkim, përfiton 40% të pagës bazë mujore për grade, që përfitonte përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit; punonjësi me më shumë se një pjesëtar të familjes në ngarkim, 50%

VKM përcakton pagat edhe të punonjësve në shërbimet ndihmëse, si shoferë, pastruese, arkivistë. Paga më e ulët për kategorinë e parë kalon nga 23.000 në 30.000 lekë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: mjekepagatpolicevkm
Pas

“Kosova asnjë kilometër katror tokë të humbur, Shqipëria dhe Bosnja me humbjet më të mëdha pyjore në rajon”

Para

Promovonin terrorin, “Twitter” bllokon mijëra profile të dyshimta, 636.000 prej 2015-ës

Para
Promovonin terrorin, “Twitter” bllokon mijëra profile  të dyshimta, 636.000 prej 2015-ës

Promovonin terrorin, “Twitter” bllokon mijëra profile të dyshimta, 636.000 prej 2015-ës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.