Dy ditë pas sulmit në Londër, është publikuar momenti kur kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u largua me nxitim rrethuar nga paniku në momentin kur ndodhi sulmi.
Në fotot e videot e publikuara shikohet se si kryetarja e Qeverisë britanike largohet ndjekur nga bodyguard-ët e saj, të gatshëm për të mbrojtur atë nga terroristi.
“Nëse mund të kishte më shumë se një sulmues, vetëm Zoti e di se çfarë mund të kishte ndodhur”, është shprehur një burim për “The Sun”.
Rreth 5 viktima dhe 40 të plagosur është bilanci i rëndë i sulmit të shënuar dy ditë më parë në Londër.
(XH.A/SHUPLAKA)