01:03 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PUBLIKOHET raporti i CIA-s: Shqipëria rrugë kalimi i kokainës, hashashit dhe opiumit

09:59 | 09/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama e prezantoi me entuziasëm “Rrugën e Arbrit”, por Zoran Zaev skeptik: Të shohim

Së fundmi CIA ka publikuar raportin më të fundit për Shqipërinë, ku bëhet një përmbledhje e situatës politike dhe ekonomike në vendin tonë. Shqetësim kryesor mbetet çështja e drogës. 

Në raportin e vitit 2018 CIA  theksin e vë tek lufta ndaj korrupsionit, krimit të  organizuar dhe te integrimi në Bashkimin Europian.  Në raport thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. “Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore.

Pastrimi i parave një tjetër fenomen shqetësues. Shqipëria prodhuesi më i madh i marjiuanës. Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, është ky përshkrimi i CIA-s për Shqipërinë.

Në këtë raport pëmendet edhe presidenti Ilir Meta.  Në raport ka një hapësirë të veçantë për organizmin politik të vendit dhe duke qenë se Meta u zgjodh në krye të shtetit, aty tregohen detaje nga procesi i votimit.

“Presidenti zgjidhet në Kuvend për një mandat 5-vjeçar. Një kandidat ka nevojë për 3/5 e votave në 3 raundet e para, ndërsa në 2 raundet e tjera ka nevojë për një shumicë të thjeshtë. Në zgjedhjet e fundit u mbajtën 4 raunde, konkretisht më: 19, 20, 27 dhe 28 prill 2017 (emri i radhës do të zgjidhet në vitin 2022. President u zgjodh Ilir Meta, me 87 vota pro, në raundin e katërt”, thuhet në raport. (J.V/Faxweb)

 

Pas

”Dy personazhet fuqiplotë në Prishtinë e në Tiranë: Greg Delawie dhe Donald Lu”

Para

Rovena Gashi padit Kryeprokuroren Arta Marku, zbardhet arsyeja

Para
Rovena Gashi padit Kryeprokuroren Arta Marku, zbardhet arsyeja

Rovena Gashi padit Kryeprokuroren Arta Marku, zbardhet arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.