Pa mbushur as 1 muaj në krye të detyrës së saj, Kryeprokurorja e re e Përkohshme Arta Marku është paditur.
Padia vjen nga Rovena Gashi, ish-drejtore e njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Gashi e ka paditur Markun në Gjykatën Administrative për largimin nga detyra.
Në padinë drejtuar Gjykatës, Fax News raporton se thuhet: “Vendimi për lirimin nga detyra, i pavlefshëm. Prokuroria e Përgjithshme ka uzurpuar funksionet e KLP-së.”
Në vendin e Gashit, Marku ka emëruar Arqile Koçën. Vendimi i fundit që u mor nga Gashi ishte kërkesa drejtuar KQZ-së për heqjen e mandatit për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.
Në padinë e Rovena Gashit thuhet:
“Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në zyrën e saj, në prani të dy prokurorëve të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme me funksione drejtuese, dhe konkretisht Adnan Xholi, Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore dhe Thoma Jano, Drejtor i Drejtorisë së Përgjimeve, i ka deklaruar paditeses Rovena Gashi se;
«Dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Dekriminalizimit, në lidhje me rezultatat e verikimit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmëne saj, përbën shkelje ligjore dhe etike. Për këtë qëllim, lirohesh nga detyra e Drejtorit të kësaj Drejtorie».”
(F.G/Faxweb)