04:46 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Publikohet raporti/ “Save te Children”: Shqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve

10:03 | 01/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet raporti/ “Save te Children”: Shqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve

Organizata Save the Children publikoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raportin “Shumë Fëmijë të Përjashtuar”, ku Shqipëria renditet në vendin 77 nga 175 vende të vlerësuara në gjithë botën, transmeton VOA.

Ky pozicionim tregon se në Shqipëri ka ende fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre.

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon, 13.5 vdekje për 1 mijë lindje.

Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për vonesën në rritjen e fëmijëve, 23.1 për qind e fëmijëve 0-5 vjeç.

Afro 8.5 e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor të ulët dhe të mesëm.

Rreth 5.1 për qind e tyre janë përfshirë në punë të rënda.

Adoleshente të martuara ose në bashkejetesë janë 6.5 për qind dhe 21.8 e tyre kanë lindur fëmijë.

Bazuar në këto indikatorë, Shqipëria ka renditjen më të ulët krahasuar me vendet e rajonit: Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 39, Serbia në vendin e 46, Mali i Zi në vendin 53, Maqedonia në vendin e 66 dhe Shqipëria në vendin 77.

“Save the Children” i bëri thirrje qeverisë të sigurojë që asnjë fëmijë të mos vdesë nga shkaqe të parandalueshme ose të trajtueshme apo t’i nënshtrohet dhunës.

“Asnjë fëmijë të mos i grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar, shtatzënisë së hershme ose punës së detyruar por fëmijëve t’iu mundësohet akses në arsim cilësor dhe t’iu ofrohen mundësi për të zhvilluar potencialet e tyre” – thuhet në deklaratën e “Save the Children” për 1 Qershorin.

Më shumë se 1.2 miliard fëmijë jetojnë në vende të prekura nga konflikti, thekson raporti i “Save the Children”, ku varfëria është e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave është në nivele të larta.

Më shumë se një miliard fëmijë jetojnë në vende të prekura nga varfëria, 240 milion jetojnë në vende të prekura nga konflikti dhe më shumë se 575 milion fëmijë jetojnë në vende ku diskriminimi i vajzave është cështje serioze.

Ndërsa 153 milion fëmijë jetojnë në vende të prekura nga të tre rreziqet së bashku.

Në indeksin “Fundi i Fëmijërisë” vendet si Singapori, Sllovenia renditen të parët, më pas vjen Norvegjia, Suedia dhe Finlanda si vendet më pak të cënuara në botë.

Tetë nga 10 vendet e fundit janë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, ku Nigeria renditet e fundit.

 

 

Etiketa: raportiSAVE CHILDREN
Pas

Ngrihet task-forca ”anti skifter”, çfarë i dhuroi Gjermania Shqipërisë

Para

Sulm të koordinuar Edi Ramës në ‘Instagram’, mesazhi që iu dërgua qindra herë

Para
Dy komentet epike për foton e çuditshme të Edi Ramës, as kryeministri nuk iu reziston dot (Foto)

Sulm të koordinuar Edi Ramës në ‘Instagram’, mesazhi që iu dërgua qindra herë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.