Punonjësit e Bashkisë së Peshkopisë vrasin qentë endacakë natën, por duket se ky veprim ka indinjuar keq aktivistin Arbër Çepani.
”Ky nuk është vendi ku dua të rris fëmijët e mi!”, thotë Çepani, teksa shkruan se nuk duhet të habitemi nga kjo gjë.
”Habiteni pse dëgjoni lajme krimi?! Habiteni pse vëllai vret vëllanë?! Habiteni pse burri vret gruan me sëpatë?! Habiteni pse fëmija vret prindërit?! Mos u habisni fare….
Një gjeneratë që rritet duke u zgjuar në mëngjes dhe duke parë sesi zgjidhen problemet me gjak, me dhunë, me barut, atëherë në të njëjtën mënyrë do të zgjidhi problemet në të ardhmen! Gjithë kultura jonë pellazgjiko-iliro-arbërore përmblidhet në një shkrepje pushke të mbushur me barbarizëm dhe injorancë në 2017!! Ky nuk është vendi ku dua të rris fëmijët e mi!!”, shprehet Çepani.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë sot fotot makabre të qenve të vrarë, të cilët dergjen rrugëve të Peshkopisë. (V.G/SHUPLAKA)