Vijon ngujimi i studentëve në disa Fakultete të universitetit të Tiranës, pasi atya shprehen të vendosur për të mos u tërhequr deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre që ia kanë adresuar Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.
Punonjësit e sigurisë tek Fakulteti i Ekonomisë kanë mbyllur dyert e kësaj godinë duke mos i lejuar studentët që të futen brenda.
Ndërkohës, sipas dononcimeve të studentëve edhe “Godina Liria” është mbyllur nga ana e punonjësve të sigurisë të cilët nuk lejojnë hyrjen dhe daljen e studentëve.
Ata kanë kërkuar edhe shakarkimin e Dekanit të këtij fakulteti pasi sipas tyre ai është rreshtuar në krahun e qeverisë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/765709520458182/