11:37 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pushteti/”E shitët 7 korrikun”, Goxhaj debat të ashpër me Kodhelin: Kush ju ka penguar?

21:29 | 05/12/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pushteti/”E shitët 7 korrikun”, Goxhaj debat të ashpër me Kodhelin: Kush ju ka penguar?

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, mbajtur ditën e shtunë, ishte tema e mbrëmjes së sotme në studion e emisionit ‘Pushteti’ në Fax News me drejtuesin Besnik Sulejmani.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 14 majit, Evdar Kodheli debatoi me Altin Goxhaj. Ky i fundit akuzoi PD-në se ka shitur zgjedhjet dhe çdo kauzë për të ruajtur karriget e tyre.

Nga ana tjetër, Kodheli u shpreh se këto sulme ndaj opozitës i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës.

Goxhaj u përgjigj se edhe ai dikur ka qenë krah Berishës, jo për të por për platformën përbashkuese me qytetarët, por që e gjithë kauza u shit nga enturazhi i Berishës tek Erion Veliaj dhe rezultati ishte ai i zgjedhjeve të 14 majit.

Goxhaj: 7 korrikun e vratë, sepse u tmerrua enturazhi i Berishës që po hapen karriget. Dhe u shit tek Erion Veliaj, për të dalë kandidati i Erion Veliajt, Belind Këlliçi.

Kodheli: Po flasim për opozitën, jo vetëm PD-në. Ju sulmoni PD-në, po kush i ka ndaluar të bëni një forcë të djathtë.

Goxhaj: Berisha gënjeu këto ditë pas 30 vitesh dhe tha se nuk jemi forcë e djathtë.

Kodheli: Ç’lidhje ka Berisha personalisht? Kam qenë oponent në 8 vitet e Berishës. S’kam qenë një ditë pjesë e pushtetit. Kam qenë oponent në zonën time për të metat që kishte. Sot duhet, nëse do sulmojmë opozitën i shkon në favor Ramës.

Goxhaj: Kush po sulmon opozitën?

Kodheli: Shkon direkt tek mazhoranca. Ju keni qenë në krah të Berishës dhe e keni mbështetur. Kam qenë aktivist.

Goxhaj: Kam mbështetur platformën. Krijimi i një fronti të përbashkët me qytetarët. Për të krijuar vota të mjaftueshme për të rrëzuar kancerin e pushtetit. Ato vota që mori Erion Veliaj prodhuan atë rezultat për mënyrën se si Berisha e shiti kauzën. E shitët. Ju i tradhëtuat qytetarët.

Pas

Pushteti/ “PD-ja ka vdekur”, Altin Goxhaj: E tradhtuan frymën qytetare

Para

Presidenti Zelenskyy i drejtohet Senatit amerikan, mes debateve për ndihmën për Ukrainën

Para
Presidenti Zelenskyy i drejtohet Senatit amerikan, mes debateve për ndihmën për Ukrainën

Presidenti Zelenskyy i drejtohet Senatit amerikan, mes debateve për ndihmën për Ukrainën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.