Studentët kanë nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa janë bllokuar disa nga akset kyçe të kryeqytetit. Ata, pasi janë bashkuar bnë sheshin ‘Nënë Tereza janë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta, flamurin kombëtar, thirrje dhe mesazhe përbashkuese për kauzën e përbashkët ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Disa prej tyre patën dhe një mesazh për kryeministrin Rama, duke i thënë se e vetmja rrugë është që ai të plotësojë kërkesat e tyre.
“Ja i humbur, nuk ka dialog, vetëm plotësim të kërkesave”, tha me megafon njëri nga studentët. Kujtojmë që kryeministri Rama ka afat deri pasditen e sotme për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë studentët e Universitetit të Arteve kishin marrë me vete veglat muzikore dhe kanë kënduar himbnin kombëtar para se të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë protesta ka nisur në Korçë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër dhe Shkodër. Në Shkodër disa nga tregtarët janë solidarizuar me studentët duke u dhuruar flamuj kombëtar.
(B.H/Faxweb)