Zakonisht themi “e premtja e zezë”, por dita e sotme ishte padyshim një e “mërkurë e zezë” për familjen Konçi në Romanat të Durrësit.
. Shtëpia e Gezim Konçit mori flakë, pasi fëmijët e tij trinjakë, të moshës vetëm 3-vjeçare, po luanin me shkrepëse. Si pasojë e flakëve, humbën jetën edhe tre fëmijët e vegjël. Dyshohet se vogëlushët duke luajtur me shkrepsë kanë shkatuar shpërthimin e bombulës së gazit.
Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe gazetarët që raportonin dhe njerëzit që ndiqnin nga ekrani. Sigurisht që gazetari duhet të jetë përherë i ftohtë në raportim por mbi të gjitha edhe ata janë njerëz me ndjenja, kështu gazetarja Klodiana Haxhiaj, ndërsa jepte informacionet mbi ngjarjen tragjike, është parë të përlotet. Madje është detyruar të ndërpresë disa herë edhe lidhjen direkte.
Në një reagim të mëvonshëm në rrjetet sociale gazetarja e cila pa nga afër tragjëdinë ka shkruar fjalë mjaft prekëse për vogëlushët që humbën jetën për së gjalli nga flakët.
POSTIMI PREKËS I GAZETARES:
“Sapo le Pjezen dhe ngjitesh rruges per ne Romanat , nje ere djegje te merrte frymen, edhe pse qielli kish derdhur stuhi me furi , pasditen e sotme.
Era te shponte hundet dhe shiu vazhdonte me furi! Era e djegjes se baneses me tre vogelushe brenda, tre vjecare , rrenqethte te madh e te vogel!
Ne oborr kishin perfunduar kolltuqet e shkrumbuar , sustat e nje dysheku dopio , orendi te djegura, dhe kepucet e tyre te vogla. Te qarat e klithmat e tyre dhe kerkesat per ndihme, kishin tmerruar te madh e te vogel, te cilet nuk u dhane dot ndihme, per ti shpetuar nga flaket e nga vdekja! Nena kish nje peng, qe ndersa qielli derdhi stuhi, ajo i mbylli me celes femijet brenda. Qante qielli kete pasdite shtatori , qante nena, qanin njerezit pa dallim, qanin dhe guret e Romanatit!
Ajo nene nuk do gjykuar, ajo tashme per gjithe jeten do paguaje pakujdesine e nje ore! Tre engjej i mungojne Botes prej sot ne mbremje. Pa ta Bota nuk eshte njelloj e mire! U prehshi ne parajse”!
Bëjmë me dije se “Shuplaka” ka siguruar foton e fëmijëve të vegjël por ka zgjedhur të mos e publikojë as duke fshehur sytë. (B.H/Shuplaka)