Identifikohet personi që mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, pranë bashkisë së Laçit mbrëmjen e sotme.
Ai është një djalë i ri nga Dibra, i quajtur L.R. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja shëndetësore e tij nuk bëhet e ditur nga autoritetet.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, megjithatë policia ka nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)