Këngëtari Noizy është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Durrësit, pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet duke qëlluar me armë.
Videoja u publikua nga motra e këngëtarit Stresi, e cila akuzon policinë për standarde të dyfishta.
Kjo e fundit ka shpallur në kërkim Stresin pasi është shfaqur në një video duke qëlluar me armë zjarri, ndërsa motra e tij ka publikuar videon e rivalit të Stresit.
Policia është vënë menjëherë në lëvizje duke shoqëruar Noizy-n, i cili ka dhënë shpjegime në Polici. (A.R/SHUPLAKA)