Policia greke ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, i cili qëlloi me thikë në zemër një bashkëatdhetar. Ngjarja ka ndodhur në Kostur mbrëmjen e së shtunës.
Sipas mediave vendase, autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe u konfliktua me një 22-vjeçar nga Shqipëria, me të cilin dukej se kishte një konflikt të hershëm.
Gjatë sherrit mes tyre, ai qëlloi me thikë në zemër të riun dhe u largua. Gjatë gjithë mbrëmjes të së shtunës dhe ditës së diel ai ka qenë në kërkim nga policia.
Në fakt, ai është një emër i njohur për policinë, por identiteti nuk bëhet me dije. Ndërsa 22-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Mediat greke raportojnë se ai është në gjendje të rëndë dhe është transferuar në një spital të Selanikut.
(E.K/FAXWEB.AL)