Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA, një në deklaratë për shtyp kanë sqaruar në lidhje me përdorime e qeseve plasitke. Sipas APKA-së, kanë hyrë në fuqi disa ndryshime në lidhje me përdorimin e tyre.
Shoqata sqaron se në Republikën e Shqipërisë do të lejohen të përdoren vetëm disa qese plastike të cilat kanë këto karakteristika:
Trashësia për anë e qeseve plastike mbajtëse nuk duhet të jetë më e vogël se 35 micron.
Duhet të ketë në permbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo më pak se 36 muaj.
Duhet të ketë të stampuar në një pozicion të dukshëm sistemin e shenjimit për të realizuar gjurmueshmërinë e produktit dhe konkretisht :
Prodhuesin (Importuesin), shenjen e riciklimit, shenjen e ripërdorimit, llojin e lëndës së parë të përdorur.
Aditivin Biodegradues që përmban: Datën e prodhimit (datë,muaj,vit). Shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar e mbledhur e ndare nga mbetjet organike. Shenjën për perdorim në kontakt drejtpërdejt me produkte ushqimore nëse ajo është prodhuar për këtë qellim, thuhet në deklaratën e APKA-së.
Sipas shoqatës në këto ndryshime bëjnë përjashtim qeset plastike të perdorura për qellime higjeno-sanitare (si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave).
(E.V/Faxweb.al)