Qeveria ka vendosur tu japë shpërblim 3 mijë lekë pensionistëve për festat e fundvitit.
Ndonëse u përfol që pas tërmetit shkatërrimtar, qeveria do të anulonte shpërblimet e fundvitit për pensionistët por me sa duket Rama nuk do t’i lërë ‘pa gjë’ shtresën më vunerabël të vendit.
Gjithashtu ministrja Denaj në një konferencë për shtyp bëri publik vendimin e Këshillit të Ministrave për shpërblimet e fundvitit për të gjithë pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve.
Fondi për shpërblimin e pensionistëve u mundësua nga kursimet e këtij vitit dhe nuk do të prekë zëra të tjerë në buxhet, ndaj ka qenë edhe më i reduktuar sipas ministres së Financave.