15:32 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria vendos: Paga minimale 24.000 lekë, sa do paguhet për kontributet

09:18 | 04/05/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit
0
Qeveria vendos: Paga minimale 24.000 lekë, sa do paguhet për kontributet

Vendimi i Qeverisë i marrë ditën e djeshme e çon pagën minimale në 24.000 lekë, duke vendosur për një rritje prej 2.000 lekësh, pas referencës zyrtare prej 22.000 lekësh që ka mbetur e pandryshuar prej 2013-ës.

Me vendimin e saj, qeveria përcakton që që për punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës, është parashikuar edhe paga me orare që do të jetë 138 lekë për orë.

Deri më tani, një orë punë për punonjësit që nuk punojnë me kohë të plotë ishte 126 lekë për orë.

“Vendimi synon ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor. Rritja është në kufirin vjetor të inflacionit për vitet paraardhëse, të deklaruar nga INSTAT. Kjo gjë do të siguronte një stabilitet ekonomik dhe një nivel të qëndrueshëm jetese për punonjësit me të ardhura minimale”, citohet në vendim.

Me rritjen e pagës minimale, pritet që të rriten edhe kontributet për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit. Shuma totale e kontributeve për të punësuarit me pagën e re minimale do të jetë 6696 lekë në muaj.

Ndërsa personat e vetëpunësuar (përjashtim bëjnë fermerët), kontributin e detyrueshëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor do ta paguajnë 1632 lekë në muaj, nga 1496 lekë në muaj që paguajnë sot.

Pagesat e kontributit minimal janë përcaktuar edhe për personat e vetëpunësuar si shitës ambulant, ata që punojnë si punëtorë shtëpie, për të punësuarit në sektorin e fasonëve dhe për qytetarët që janë mbi 18 vjeç me të ardhura të rregullta nga pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, por nuk kanë sigurim të detyrueshëm. Këta të fundit do të paguajnë një kontribut të detyrueshëm të sigurimeve shëndetësore me vlerë 1632 lekë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: paga minimaleqeveriavendim
Pas

Sot shpërndahet Parlamenti, projektvendimet e fundit të Legjistraturës së 8-të

Para

Mbillnin drogë në banesë, pranga kryefamiljarit, procedim bashkëshortes (FOTOT)

Para
Mbillnin drogë në banesë, pranga kryefamiljarit, procedim bashkëshortes (FOTOT)

Mbillnin drogë në banesë, pranga kryefamiljarit, procedim bashkëshortes (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfshihet nga flakët universiteti në Itali, evakuohen studentët

Seanca për vrasjen e Liridonës, Murseli: Po u vërtetuan akuzat, do kërkoj vetë burg

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë, procedohet 56-vjeçarja në Sarandë

Kryen ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi/ Pranga 3 punonjësve të kompanisë, të proceduar 4 punonjës të IMT

Rutte skeptik: Negociatat me Rusinë nuk garantojnë paqe, Putini duhet kontrolluar

LAJMI I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të qytetit, evakuohen mbi 20 mijë banorë

Përfundon takimi i partive politike me presidenten Vjosa Osmani, cilat janë tre datat e propozuara për zgjedhjet lokale në Kosovë

Pas Imamoglu, drejtësia turke arreston 5 kryetarë të tjerë bashkish të partisë opozitare

Balluku inspekton nisjen e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës: Synojmë të përfundojë përpara afatit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.